Pas 2 muajsh, Suedia nuk raporton viktima nga Covid-19 - Bota Sot
Pas 2 muajsh, Suedia nuk raporton viktima nga Covid-19

Evropë

Pas 2 muajsh, Suedia nuk raporton viktima nga Covid-19

Më: 31 maj 2020 Në ora: 22:36
Suedia

Për herë të parë pas dy muajsh, Suedia nuk ka raportuar asnjë vdekje të shkaktuar nga koronavirusi Covid-19.

Gjatë të dielës, autoritetet shëndetësore suedeze nuk dhanë asnjë shifër për viktima.

Suedia ishte i vetmi vend që nuk aplikoi masa bllokuese gjatë pandemisë së koronavirusit, duke i lënë qytetarët të lirë dhe pa kufizime, përpos respektimit të distancimit fizik dhe masave higjieno-sanitare.

Suedia ka raportuar në total 4395 të vdekur nga koronavirusi Covid-19, numri më i lartë në Skandinavi.

Në fillim të javës që sapo lamë pas, Danimarka dhe Norvegjia njoftuan se do të hapin kufijtë për turistët mes dy vendeve, por jo për suedezët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat