Malta ka arritur të konfiskoj monedha false libiane të shtypura nga Qeveria ruse - Bota Sot
Malta ka arritur të konfiskoj monedha false libiane të shtypura nga Qeveria ruse

Evropë

Malta ka arritur të konfiskoj monedha false libiane të shtypura nga Qeveria ruse

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 06:04
Ilustrim

Sic njofton e përditshmja libiane, “Libya Herald”, Qeveria e Maltës ka njoftuar se me 26 Maj 2020, ka arritur të zbuloj 1.1 miliardë dinarë libianë të falsifikuara (rreth 800 milionë dollarë), të cilat ishin shtypur në Rusi dhe të cilat kishin si destinacion grupin rebel të gjeneralit Khalifa Haftar, i cili mbështetet nga Qeveria ruse për të marr kontrollin e Libisë.

Dinarët libian janë të falsifikuar dhe ishin shtypur nga kompania shtetërore ruse Goznak, pa kërkesë nga Banka Qendrore Libiane. Kompani ruse Gornak në vitin 2016, kishte pasur një kontratë me Bankën Qendrore Libiane për të shtypur 4 miliardë dinarë libian, andaj ajo ka shfrytëzuar njohuritë që i ka pasur për elementet e sigurisë të monedhës libiane, me qëllim shtypjen e tyre dhe mos zbulimin që janë false, pra pa mbulesë.

Dyshohet që pas fillimit të konflikteve në Libi, në mes të gjeneralit Haftar, që mbështetet nga Rusia dhe Qeverisë legjitime libiane, Qeveria ruse kishte shtypur edhe hera tjera monedha libian të falsifikuar, të cilët i ishin dorëzuar gjeneralit Haftar, me qëllim financimin e kryengritjes dhe shkatërrimin e sistemit financiar libian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat