18 vjeçari shqiptar dyshohet si pacienti zero në Itali, 3 javë në terapi intensive dhe analizat serologjike - Bota Sot
18 vjeçari shqiptar dyshohet si pacienti zero në Itali, 3 javë në terapi intensive dhe analizat serologjike

Evropë

18 vjeçari shqiptar dyshohet si pacienti zero në Itali, 3 javë në terapi intensive dhe analizat serologjike

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 15:23
Xhoni Mustafaraj

Xhoni Mustafaraj, është 18 vjeç, futbollist profesionist i kategorisë C me origjinë shqiptare e sëbashku me familjen jeton në Lodi. Për emisionin investigativ “Le Iene” ka rrëfyer historinë e sëmundjes së tij me Covid 19, nisur 3 javë para se në Itali të konfirmohej rasti i parë i pacientit të infektuar nga koronavirus. Zyrtarisht për autoritetet italiane pacienti 1 me Covid 19 identifikuar në komunën Codogno, konkretisht 31-vjeçari Mattia Maestri.

Por investigimi i bërë nga gazetarët e “Le Iene” dëshmojnë se në zonën e kuqe të Lombardisë, në territorin e provincës së Lodit, mund të ketë pasur raste të tjera para Mattias të prekur nga koronavirus. I tillë është rasti i të riut shqiptar Xhoni Mustafaraj.

Më datë 2 shkurt 2020 shqiptari 18 vjeçar, Xhoni Mustafaraj, banues në komunën San Martino in Strada shtrohet në spital për vështirësi në frymëmarrje, humbje të shqisave të shijimit e të nuhatjes e me temperaturë të lartë. Pati të gjitha simptomat e Covid-19 e për dy javë rresht është kuruar në repartin e terapisë intesive.

Më pas prej datës 13 shkurt deri më 26 shkurt në atë të dializës për shkak të dëmtimit të celulave muskulare e hyrjes së tyre në gjak. Për 3 javë rresht Xhoni u kurua në spitalin e Lodit e nuk u diagonostikua për Covid 19, pasi nuk iu bë asnjë tampon sepse ishte ende herë e askush nuk kishte informacion mbi koronavirusin.

18-vjeçari rrëfen se iu deshën 2 muaj të rimarrë veten, e humbi mbi 10 kilogramë në peshë, por ja doli të shërohej. Xhoni dyshon fort se sëmundja e tij ishte rrjedhë e infektimit nga koronavirusi por që nuk iu vërtetua pasi nuk ishte shpallur ende emergjenca e virusit. “Qe e vësthirë, kujton Xhoni sidomos ditët në terapinë intesive”.

Pak ditë më parë, më 20 maj, ka kryer testin sieorologjik i cili ka konfirmuar se është negativ nga koronavirusi, por që trupi i tij ka formuar antikorpe që dëshmojnë se ka që i infektuar nga Covid 19. I riu shqiptar rrëfen se ka kërkuar të kryejë dhe tamponin Covid e është në pritje të përgjigjes nga spitali i Lodit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat