Levada Center: Vazhdon të bie mbështetja e rusëve për Putinin - Bota Sot
Levada Center: Vazhdon të bie mbështetja e rusëve për Putinin

Evropë

Levada Center: Vazhdon të bie mbështetja e rusëve për Putinin

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 16:15
Vladimir Putin

Mbështetja e qytetarëve rus për presidentin e tyre, Vladimir Putin, ka rënë në 25 përqind, e që është 3 përqind më pak sesa që ishte në muajin prill.

Këto të dhëna kanë dalë nga sondazhi që ka kryer Instituti rus “Levada Center“.

Sondazhi në lidhje me besimin e rusëve tek politikanët është realizuar në mes datave 22-24 maj 2020. Ndërsa nga rezultatet vëren se rënia e besimit tek presidenti Putin, është duke ndodhë në mënyrë graduale.

Nëse i krahasojmë të dhënat e nëntë sondazheve që i ka zhvilluar “Levada Center”, nga nëntori 2017 e deri në maj 2020, mbështetja për Putin është përgjysmuar, nga 59 përqind ka rënë në 25 përqind.

Bazuar në të dhënat e hulumtimeve të “Levada Center”, shihet që pos që ka rënie të besimit për presidentin Putin, ka rënie edhe për tre njerëzit më të afërt të presidentin Putin, kryeministrin Mihail Mishusti, ministrin e mbrojtjes, Sergej Shojgu dhe për ministrin e jashtëm, Sergej Llavrov.

Rritje të besimit ka vetëm për liderin e opozitës, Alexey Navalny dhe kryebashkiakun e Moskës, Sergey Sobyanin, të cilët mbështeten nga 4 përqind e të anketuarve.

Hulumtimet e “Levanda Center”, vënë në pah faktin se ka përqindje të personave që nuk iu besojnë politikanëve, e që janë 16 përqind e të anketuarve dhe të atyre që nuk kanë përgjigje, e që janë 33 përqind e të intervistuarve.

Ndryshe, në muajin prill, mbështetja për presidentin rus Vladimir Putin ishte 28 përqind, apo 3 përqind më shumë e që është tash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat