Hapet sheshi i “Notre-Dame”

Evropë

Hapet sheshi i “Notre-Dame”

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 16:28
Notre-Dame

Qytetarët kanë mundur të vizitojnë për herë të parë pas 14 muajve sheshin përpara katedrales “Notre-Dam” në Paris. Për arsye sigurie, sheshi qëndronte i bllokuar pasi ishte veshur me një shtresë toksike nga zjarri i vitit të kaluar.

Ekipet që po restaurojnë katedralen “Notre-Dam” të Parisit kanë shpresë se do e përfundojnë rindërtimin e veprës monumentale brenda 5 viteve.

Sheshi përpara kishës kryesore të qytetit u çlirua të dielën nga pengesat e metalta, më shumë se një vit pas zjarrit aksidental që e rrënoi pjesërisht ndërtesën.

Hapësira para strukturës 850-vjeçare ishte ndotur nga mbetjet toksike si pasojë e flakëve.

Për francezët, “Notre-Dam” konsiderohet një simbol edhe më i fortë sesa Kulla Eifel.

“Jam e emocionuar sepse kemi shumë kohë që e presim të ndodhë, është një vend legjendar por edhe shenjë e mirë shprese.”

Ekipet restauruese ende nuk kanë hequr strukturat e metalit që vitin e kaluar po përdoreshin për restaurimin e çatisë së katedrales.

Ky proces pritet të zgjatë disa muaj ndërsa deri tani për rinovimin e kishës janë dhuruar rreth 1 miliard euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat