U zhduk apo jo koronavirusi? “Plasin” polemikat në Itali - Bota Sot
U zhduk apo jo koronavirusi? “Plasin” polemikat në Itali

Evropë

U zhduk apo jo koronavirusi? “Plasin” polemikat në Itali

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Pretendimi i një mjeku të njohur në Itali se koronavirusi i ri nuk ekziston më, ka ndezur polemika të hënën, me qeverinë që po kërkon kujdes.

Italia po përgatitet këtë javë për hapin e radhës të madh drejt zbutjes së izolimit. Nga e mërkura, turistët e huaj mund të kthehen në vend dhe njerëzit po ashtu mund të lëvizin mes rajoneve. Por qeveria insiston se kjo është një nga fazat më të rrezikshme të një pandemie që ka marrë 33500 jetë njerëzish në vend. Ajo i ka kërkuar njerëzve tu binden rregullave të distancimit social dhe të mbajnë maska për të penguar përhapjen e virusit sërish.

“Në të vërtetë, virusi klinikisht nuk ekziston më në Itali”, tha Alberto Zangrillo, shefi i spitalit San Raffaele në Milano. “Tamponët e kryer 10 ditët e shkuara kanë treguar një ngarkesë virale që është absolutisht pambarimisht më e vogël krahasuar me ato të një apo dy muajsh më parë” – tha ai në një intervistë për RAI-n duke shtuar se dikush duhet të marrë përgjegjësinë për terrorizimin e vendit. Kjo ka shkaktuar polemika mes ekspertëve dhe ka bërë që qeveria të paralajmërojë se është ende shumë herët për të festuar.

“Provat shkencore për të mbështetur tezën se virusi është zhdukur, mungojnë dhe unë do të ftoja të gjithë ata që e mendojnë këtë të mos i ngatërrojnë italianët”, tha ministria e shëndetësisë. Edhe shefi i këshillit kombëtar të shëndetësisë, Franko Lokateli tha se ishte i shokuar nga komentet e Zangrillos. Mjafton të shohësh numrin e rasteve të reja që konfirmohen çdo ditë – tërheq vëmendjen ai. Ndërsa drejtori i institutit prestigjioz Spallazani, në romë, Giuseppe Ippolito, thotë se nuk ka prova shkencore që të tregojnë se virusi ka pësuar mutacion apo ka ndryshuar për sa i takon fuqisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat