​Khan i kërkon Johnsonit shtyrjen e tranzicionit postBrexit - Bota Sot
​Khan i kërkon Johnsonit shtyrjen e tranzicionit postBrexit

Evropë

​Khan i kërkon Johnsonit shtyrjen e tranzicionit postBrexit

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 17:02
Sadiq Khan

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan i kërkoi qeverisë së kryeministrit Boris Johnson të zgjasë periudhën e tranzicionit për Britaninë e Madhe për të negociuar marrëveshjet pas Brexitit me Bashkimin Evropian.

Khan i ka kërkuar kreut të kabinetit të Johnsonit dhe shefit të Brexit, Michael Gove që “të lënë mënjanë ideologjinë politike” dhe të zgjasin negociatat me Brukselin, të cilat pritet të rifillojnë të martën.

“Gjëja e fundit që nuk i duhet vendit tonë ndërsa përpiqemi të gjejmë një rrugëdalje nga kjo pandemi është kaosi dhe pasiguria”, theksoi Khan.

“Unë i kërkova qeverisë që të linte mënjanë ideologjinë politike dhe të ndiqte rrugën pragmatike për të kërkuar një zgjatje të negociatave të Brexit’’, shtoi ai./atsh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat