Eksperti italian: Koronavirusi po zhduket - Bota Sot
Eksperti italian: Koronavirusi po zhduket

Evropë

Eksperti italian: Koronavirusi po zhduket

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Raportohet se coronavirusi po zhduket në Itali, pasi mjekët sugjerojnë se virusi po humbet fuqinë e tij.

Sipas mediave të huaja, Alberto Zangrillo, i cili drejton “Spitalin San Raffaelo” të Milanit në rajonin e Lombardisë, ka thënë të dielën se virusi në klinika nuk ekziston më në Itali.

Me këtë rast ai i kërkoi qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte të vazhdojë të heqë masat e bllokimit, duke u shprehur se spekulimet për një valë të dytë të virusit po krijojnë frikë të panevojshme në Itali.

“Ne duhet të kthehemi në normalitet”, ka thënë Zangrillo.

“Dikush duhet të marrë përgjegjësinë që shkaktoi panik tek vendi”, u shpreh ai.

Ndryshe përveç Zangrillos, edhe Matteo Basseti, drejtuesi i klinikës së sëmundjeve infektive të “Spitalit San Martino” në Gjenova, ka thënë se coronavirusi nuk është më aq vdekjeprurës sa ishte dikur. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat