Rusia ankohet në OKB për rivendojsen e furnizimit me ujë nga Ukraina drejt Krimesë - Bota Sot
Rusia ankohet në OKB për rivendojsen e furnizimit me ujë nga Ukraina drejt Krimesë

Evropë

Rusia ankohet në OKB për rivendojsen e furnizimit me ujë nga Ukraina drejt Krimesë

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 19:38
Foto

Deputetja ruse, ish-prokurore e Krimesë, Natalia Poklonskaya i ka bërë një apel komisioneres së të drejtave të njeriut në OKB, Michelle Bachelet për arsye të ndërprerjes së furnizimit me ujë të rrjedhshëm të gadishullit nga Ukraina, raportonin mediat ruse.

“Ne ju nxisim të dënoni veprimet kriminale të palës ukrainase që shkelin hapur ligjin dhe detyrimet e vendin në fushën e të drejtave të njeriut”, thuhej në letrën e Poklonskaya.

Ajo kërkonte më tej marrjen e të gjitha masave për rinisjen e furnizimit me ujë të gadishullit prej Kanalit Verior të Krimesë, si dhe për dhënien fund të “politikave diskriminuese të autoriteteve të Ukrainës kundër miliona banorëve të Krimesë”.

Ukraina ka mbyllur digat e ujit drejt Kimesë së veriut në 2014 pas aneksimit të saj nga Rusia. Kanali ujor drejt Krimesë merrte ujin nga lumi Dnieper, dhe përbënte 85% të nevojave bujqësore në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat