Rusia nuk pyet/ Infektimet rriten, Moska zbut masat shtrënguese - Bota Sot
Rusia nuk pyet/ Infektimet rriten, Moska zbut masat shtrënguese

Evropë

Rusia nuk pyet/ Infektimet rriten, Moska zbut masat shtrënguese

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Fryma e zbutjes së masave të marra kundër pandemisë së Covid-19 ka përfshirë vende të ndryshme të botës, dhe Rusia ka zgjedhur të mos bëjë përjashtim, pavarësisht faktit që atje numri i rasteve vazhdon të rritet çdo ditë.

Për të parën herë pas nëntë javësh, parqet dhe qendrat tregtare në kryeqytetin rus u hapën dhe njerëzit u lejuan të dalin jashtë për shëtitje e ushtrime të kufizuara. Presidenti Vladimir Putin deklaroi javën e kaluar se vendi i tij e kapërceu pikun e shpërthimit të koronavirusit.

Shifrat megjithatë janë kokëforta e numri i infektimeve nuk i përgjigjet entuziasmit të shefit të Kremlinit. Vetëm sot u rapotuan 9,035 raste të reja me koronavirus dhe 162 viktima të tjera. Totali i infektimeve në vend shkoi në 414,800, cka e bën Rusinë të tretën në botë pas SHBA-së dhe Brazilit përsa i takon përhapjes së sëmundjes.

Bilanci i viktimave ne kete vend shënon sakaq 4,855, por kritikët druhen se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat