Spanja nuk raporton asnjë vdekje nga koronavirusi - Bota Sot
Spanja nuk raporton asnjë vdekje nga koronavirusi

Evropë

Spanja nuk raporton asnjë vdekje nga koronavirusi

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:23
Foto Ilustrim

Spanja nuk ka raportuar vdekje të lidhura me koronavirus gjatë periudhës së fundit 24-orëshe për herë të parë që nga muaji mars.

Vendi gjithashtu konfirmoi se kishte vetëm 71 infeksion të ri në periudhën 24-orëshe.

Kjo periudhë pa vdekje u përshkrua si ‘shumë, shumë inkurajuese’ nga shefi i reagimit shëndetësor të Spanjës, Fernando Simon.

“Jemi në një fazë të mrekullueshme, në një evolucion të pandemisë”, është shprehur Simon.

Herën e fundit kur Spanja nuk raportoi vdekje lidhur me koronavirusin është në mars.

Numri më drastik i vdekjeve përbrenda një dite në vend ishte 950. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat