Italia regjistron numrin më të vogël të të prekurve me coronavirus që nga shkurti - Bota Sot
Italia regjistron numrin më të vogël të të prekurve me coronavirus që nga shkurti

Evropë

Italia regjistron numrin më të vogël të të prekurve me coronavirus që nga shkurti

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:35
Foto Ilustrim

Italia ka publikuar një seri të të dhënave inkurajuese në luftën kundër pandemisë me coronavirus të hënën, duke përfshirë regjistrimin e numrit më të ulët të të infektuarve në 24 orë nga 26 shkurti, ka njoftuar Agjencia për Mbrojtje Civile.

Numri zyrtar i rasteve të reja është rritur për 178 në 24 orë, duke e çuar shifrën totale në 233,197.

Numri i ditor i rasteve të reja ka qenë 516 në premten, 416 të shtunën dhe 355 të dielën.

Shifra e të vdekurve në 24 orët e fundit ka qenë po ashtu e ulët, në krahasim me mesataren e ditëve të fundit, 60 viktima në gjithë Italinë, përcjell rel.

Numri total i të vdekurve nga coronavirusi në këtë shtet ka arritur në 33,475, derisa rajoni i Lombardisë vazhdon të mbetet më i prekuri në këtë shtet.

Italia ka lehtësuar masat e izolimit gradualisht prej fillimit të muajit maj, me synim të kthimit të ekonomisë.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat