Burri 82-vjeçar nga Anglia vdiq pasi u sulmua nga një tufë lopësh - Bota Sot
Burri 82-vjeçar nga Anglia vdiq pasi u sulmua nga një tufë lopësh

Evropë

Burri 82-vjeçar nga Anglia vdiq pasi u sulmua nga një tufë lopësh

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Një burrë 82-vjeçar në Angli ndërroi jetë pasi u sulmua nga një tufë lopësh, deklaron policia e North Yorkshire.

Sipas mediave të huaja, i moshuari dhe gruaja e tij po shëtisnin në Ivescar afër fshatit Ingleton, kur incidenti ndodhi të shtunën pasdite.

Bëhet e ditur se burri vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja e tij 78-vjeçare, u dërgua në spital pas lëndimeve të rënda.

Image

“Një burrë 82 vjeç, nga Foulridge, Pendle, vdiq dje pasi u sulmua nga një tufë lopësh”, tha një zëdhënëse e policisë.

Lidhur me këtë rast organizata Ramblers, u ka bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes kur shëtisin në toka bagëtie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat