Gjermania shënon 213 raste të reja të koronavirusit - Bota Sot
Gjermania shënon 213 raste të reja të koronavirusit

Evropë

Gjermania shënon 213 raste të reja të koronavirusit

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 08:30
Ilustrim

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 213 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 182,028, shkruan “The Guardian”.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 11 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 8,522.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar, por ka numër shumë më të vogël të viktimave se Britania e Madhe, Italia, Spanja e Franca.

Qeveria gjermane e ka larguar një pjesë të madhe të masave kufizuese dhe po synon ta riaktivizojnë ekonominë e prekur rëndë nga pandemia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat