Nis rrethi i katërt i bisedimeve post Brexit BE-BM - Bota Sot
Nis rrethi i katërt i bisedimeve post Brexit BE-BM

Evropë

Nis rrethi i katërt i bisedimeve post Brexit BE-BM

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe nisën raundin e katërt të bisedimeve për një marrëveshje tregtare pas Brexit dhe aspekte të tjera të marrëdhënieve të tyre të ardhshme.

“Para nesh shtrihet një javë vendimtare për të bërë një përparim të prekshëm”, shkroi në Twitter kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.

Java do të jetë e mbushur me bisedime virtuale, në përpjekje të arritjes së një progresi.

Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga blloku më 31 janar, pasi shumica votoi për largimin nga BE-ja në një referendum.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat