Zjarr në një spital në Shën Petersburg, një i vdekur - Bota Sot
Zjarr në një spital në Shën Petersburg, një i vdekur

Evropë

Zjarr në një spital në Shën Petersburg, një i vdekur

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 10:24
Shën Petersburg

Agjencia e lajmeve RIA ka raportuar se një person ka vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një spital në Shën Petersburg të Rusisë.

Merret vesh se në atë spital trajtohen personat e prekur nga sëmundjet ngjitëse, shkruan “Reuters”.

Zyrtarët e shërbimeve emergjente thanë se zjarri shpërtheu afër një pacienti me hepatit. Raportohet se pacienti ka qenë duke pirë duhan.

Ky nuk është rasti i parë këtë vit në Rusi që një zjarr shpërthen në një spital.

Një zjarr shpërtheu në një spital rus edhe muajin e kaluar. Rasti ndodhi në një spital ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus dhe dyshohet se zjarri u shkaktua nga ventilatorët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat