Një e treta e spanjollëve me COVID-19, asimptomatikë

Evropë

Një e treta e spanjollëve me COVID-19, asimptomatikë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Një e treta e personave të infektuar me koronavirusin e ri në Spanjë janë asimptomatikë, zbuloi sot një studim i ri për sieroprevalencën, i kryer nga qeveria.

“Ky studim doli në përfundimin se një e treta e personave të infektuar nuk kanë simptoma dhe si rrjedhojë nuk paraqiten në sistemin shëndetësor”, tha drejtorja e Qendrës Kombëtare të Epidemiologjisë, Marina Pollan, gjatë një konference për shtyp. .

Gjithashtu, sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë, studimi kombëtar i sieroprevalencës, i kryer mbi më shumë se 60 000 persona, midis 18 majit dhe 1 qershorit, arriti në përfundimin se 5,21% e popullsisë, që korrespondon me 2,4 milionë nga 47 milionë spanjollë, ka antitrupa, që do të thotë se është infektuar me virusin.

Rajoni i Madridit ka qenë më i prekur nga koronavirusi, me rreth një të tretën e 240 000 rasteve të infektimit dhe 27 000 vdekjet e raportuara në të gjithë vendin.

Spanja, një nga vendet më të goditura nga pandemia në botë, ka arritur të zvogëlojë infektimin në mënyrë të konsiderueshme dhe po zbaton një proces gradual të heqjes së kufizimeve, i cili duhet të përfundojë në fund të qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat