Çekia dëbon 2 diplomatë rusë

Evropë

Çekia dëbon 2 diplomatë rusë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 15:37
Çekia dëbon 2 diplomatë rusë

Çekia ka njoftuar sot se dy diplomatë nga Ambasada e Rusisë në Pragë janë të padëshiruar.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri Andrej Babis tha se të dy diplomatët ishin dëbuar sepse po përpiqeshin të dëmtonin marrëdhëniet mes dy vendeve, njoftoi e përditshmja çeke “Denik”.

Më herët, mediat çeke pretenduan se një spiun rus erdhi në Çeki për të komplotuar dhe për të helmuar politikanët çekë.

Babis tha se kjo çështje ka ndërlikuar marrëdhënit midis dy vendeve.

“Ne jemi të interesuar për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet, por ne jemi një shtet sovran dhe veprime të tilla nuk janë të pranueshme në territorin tonë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, gjithashtu tha se situata arriti në një pikë ku nuk mund të zgjidhej në asnjë mënyrë tjetër.

Petricek tha se Ministria e Jashtme u përpoq të zgjidhë situatën në mënyrë diskrete dhe diplomatike, por qasja e Rusisë nuk u jep atyre zgjidhje tjetër përveç dëbimit të diplomatëve.

Nga ana tjetër, Ambasada e Rusisë në Pragë kundërshtoi akuzat dhe e quajti këtë veprim “provokim të sajuar”, shkruan agjencisë ruse e lajmeve TASS.

“Ky është një provokim i sajuar. Ky hap jomiqësor i cili u bazua që nga fillimi në akuzat e pabazuara të mediave tregon se Praga nuk ka dëshirë të normalizojë marrëdhëniet ruso-çeke që janë përkeqësuar kohët e fundit pa asnjë faj tonin”, thonë nga ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat