Mijëra protestues pushtojnë qytetet e Mbretërisë së Bashkuar, si pasojë e vdekjes së George Floyd

Evropë

Mijëra protestues pushtojnë qytetet e Mbretërisë së Bashkuar, si pasojë e vdekjes së George Floyd

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 22:49
Protesta në Britani

Mijëra njerëz u mblodhën në qytetet e Mbretërisë së Bashkuar, për luftimin e racizmit dhe kërkojnë reflektim nga autoritetet, pas vdekjes së George Floyd nga policia amerikane.

Sipas mediave të huaja, protestuesit mbushën Sheshin e Parlamentit në Londër duke mbajtur pankarta me sloganin “Black Lives Matter”, “Heshtja nga njerëzit e bardhë është cenim” dhe “Mbretëria e Bashkuar nuk është e pafajshme”.

Bëhet e ditur se protestat zunë vend në disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar përfshirë: Cardiff, Bristol Manchester, Sheffield, Leicester, Bath dhe Birmingham.

Ministrat e qeverisë u kërkuan njerëzve që të mos mblidheshin në grupe të mëdha për të protestuar, me paralajmërimin e policisë pasi protestat janë shkelje e rregullave të bllokimit të coronavirusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat