Konfirmohen edhe 31 raste të reja me koronavirus në Gjermani

Evropë

Konfirmohen edhe 31 raste të reja me koronavirus në Gjermani

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 08:46
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar 301 raste të reja me koronavirus.

Kështu njoftoi instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”, sipas të cilit, deri tani në Gjermani janë konfirmuar gjithsej 183, 979 raste pozitive me COVID-19.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 22 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 8,668, shkruan “Reuters”.

Gjermania është në mesin e shteteve me më së shumti të infektuar me koronavirus në Evropë, por ka shumë më pak të vdekur se Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat