Protestuesit në Bristol rrëzojnë dhe e hedhin në det statujën e tregtarit të skllevërve

Evropë

Protestuesit në Bristol rrëzojnë dhe e hedhin në det statujën e tregtarit të skllevërve

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 00:45
Protesta Britani

Një statujë e një tregtari skllevër në Bristol është rrëzuar dhe hedhur në port gjatë ditës së dytë të protestave anti-racizëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo ngjarje vjen pasi demonstratat kryesisht paqësore në Londër, të shtunën përfunduan në disa përleshje me policinë.

Komisioneri i Policisë Metropolitane Cressida Dick u bëri thirrje protestuesve të gjejnë një mënyrë tjetër për t'i adresuar pikëpamjet e tyre.

Por mijëra protestues upërleshën në ditën e dytë jashtë ambasadës amerikane në Londër para se të shkonin drejt Whitehall.

Protesta të tjera janë duke u zhvilluar në Manchester, Wolverhampton, Nottingham, Glasgow dhe Edinburgh.

Në Bristol, protestuesit përdorën litarë për të shembur statujën e bronzit të Edward Colston, një tregtar i shquar i skllevërve të Shekullit të 17-të, i cili ka qenë një burim polemikash në qytet për shumë vite.

Colston ishte një anëtar i kompanisë Royal African, e cila transportonte rreth 80,000 burra, gra dhe fëmijë nga Afrika në Amerikë.

Pasi u rrëzua statuja, një protestues pozoi me gjurin në qafën e figurës – ngjashëm me videon ku tregohej George Floyd, një njeri me ngjyrë që vdiq ndërsa ishte i arrestuar nga një oficer policie në Minesota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat