Polonia me rekord rastesh të reja, koronavirusi pushton minierat - Bota Sot
Polonia me rekord rastesh të reja, koronavirusi pushton minierat

Evropë

Polonia me rekord rastesh të reja, koronavirusi pushton minierat

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 08:04
Poloni

Një minierë qymyri në Poloni është bërë vatër e shpërthimit të koronavirusit. 

Gjatë fundjavës 1,151 infeksione të reja u regjistruan në shkallë vendi. Një shpërthim midis minatorëve dhe familjeve të tyre në Zofiowka në Poloninë jugore përbën dy të tretat e kësaj shifre.

Vetëm të shtunën u shfaqën 576 raste të reja të infeksionit koronavirus, i cili sipas mediave polake është rekord që nga fillimi i epidemisë Covid-19.

Polonia bëri një bllokim të rreptë në fillim të marsit dhe ka shmangur numrin relativisht të madh të vdekjeve që ndodhën në Evropën Perëndimore.

Në përgjithësi, 1,157 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 - dhe 26.561 janë infektuar në Poloni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat