Poloni, minierat shndërrohen në vatra të Covid-19

Evropë

Poloni, minierat shndërrohen në vatra të Covid-19

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 14:51
Polonia

Polonia ka arritur deri më tani të mbajë relativisht të ulëta shifrat dramatike të pandemisë së koronavirusit. Vendi me gati 40 milionë banorë regjistron deri më tani më shumë se 26 mijë të prekur nga Covid-19, prej të cilëve 1157 kanë ndërruar jetë.

Por edhe pse Varshava zyrtare ka vendosur rihapjen e pjesës më të madhe të aktiviteteve, si dhe disa shkolla, situata në një pjesë jugore të vendit po shqetëson së tepërmi autoritetet.

Bëhet fjalë për minierat që ndodhen në Zofioka, në rajonin e Slesjës. Nga 1151 personat e prekur nga virusi në fundjavën e kaluar, dy të tretat vinin nga minatorë dhe familjet e tyre.

Në atë rajon janë regjistruar më shumë se 4 mijë raste, ku më së shumti përqendrohen në kompanitë JSW dhe PGG, ku e para ka regjistruar rreth 2771 infeksione në minierat e saj të qymyrit ndërkohë që PGG deklaron 1400 të tillë.

Si rezultat i infektimit në masë disa nga minierat u mbyllën përkohësisht gjatë muajit të majit, por tani po rihapen, edhe pse shifrat tregojnë se ato janë tashmë shndërruar në vatra të infeksionit.

Kushtet e punës në miniera janë perceptuar si kritike për përhapjen e koronavirusit, ku raste vatrash janë zbuluar kudo në botë, nga Republika Çeke, Afrika e Jugut, deri në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat