Fillon rindërtimi i katedrales Notre Dame

Evropë

Fillon rindërtimi i katedrales Notre Dame

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 18:49
Foto

Kanë rifilluar punimet në katedralen e Notre Dame të shkatërruar nga zjarri në Paris, të cilat u ndaluan pas pandemisë Covid-19.

Sot në mëngjes filluan të çmontohen skelat që tashmë ishin në funksion para zjarrit të prillit 2019, në mes të përpjekjeve të mëparshme të restaurimit në strukturat e vjetra.

Kjo fazë e tanishme e punimeve është vlerësuar shumë e rrezikshme sepse skelat peshojnë mbi 200 tonë, dhe mendohet se janë shkrirë së bashku për shkak të nxehtësisë së flakës.

Teknikët do të hyjnë në brendësi të katedrales me litar për të çmontuar 40,000 tubat, një nga një. Kjo fazë pritet të zgjasë tre muaj.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi një afat kohor prej pesë vjetësh për veprat e konservimit, një shifër që konsiderohet gjerësisht joreale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat