Për një ditë 79 persona vdesin nga koronavirusi në Itali

Evropë

Për një ditë 79 persona vdesin nga koronavirusi në Itali

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 19:08
Ilustrim

Për një ditë janë regjistuar 79 viktima nga koronavirusi në Itali. Kështu numri i viktimave ka arritur në 34,043.

Ndërlaq janë shënuar dhe 283 raste pozitive duke e çuar numrin e tyre deri më sot në 235,561. Kurse numri i të shëruarve është 168,646.

Pacientët aktivë me Covid 19 në Itali janë reduktuar më 32,972.

Po ashtu dhe në strukturat spitalore numri i pacientëve që po kurohen është ulur në 4,581 e 263 prej tyre janë të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Gjatë ditë së sotme, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka zhvilluar një videokonferencë me homologët e tij të vendeve G7 ku kanë komunikuar se “Covid 19” nuk është mundur ende.

Edhe pse situata është përmirësuar dukshëm në Europë, të dhënat e përditësuara janë preokupuese në disa vende të ndryshme të botës.

Ministri italian i Shëndetësisë ka kërkuar një bashkëpunimi këmbëngulës ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor e arritjes së vaksinës anti-covid si dhe vazhdimësinë e reformimit të Organizatës Botërore të Shëndetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat