Për vendet jashtë BE, Gjermania planifikon të hapë kufijtë pas 31 gushtit

Evropë

Për vendet jashtë BE, Gjermania planifikon të hapë kufijtë pas 31 gushtit

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 07:56
Ilustrim

Gjermania planifikon të zgjasë një ndalim udhëtimi për vendet jo-evropiane deri më 31 gusht, thanë burimet qeveritare për Reuters, duke shtuar se Berlini gjithashtu ishte duke këshilluar për ndalimin e çdo lundrimi për shkak të rreziqeve që lidhen me koronavirusin.

Kabineti gjerman pritet të miratojë këtë hap mbledhjen e të mërkurës, thanë burimet, duke shtuar se ndalimi i udhëtimit për disa nga vendet e treta mund të hiqet më herët nëse kanë shkallë të ulët infeksioni.

Ndërkohë Gjermania pritet të hapë kufijtë për vendet anëtare të Bashkimit Evropian plus Britaninë, Islandën, Norvegjinë, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën nga 15 qershori për sa kohë që nuk ka ndalime hyrjeje ose bllokime në shkallë të gjerë në ato vende.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas u tha javën e kaluar gjermanëve që të mos udhëtojnë në Britani, për shembull, kur nuk është thelbësore për aq kohë sa Britania aplikon regjimin  14 ditor të karantinës për turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat