​Deputetët e këtij shteti mbështesin martesën e të njëjtës gjini

Evropë

​Deputetët e këtij shteti mbështesin martesën e të njëjtës gjini

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran miratoi sot një projektligj që do të lejojë martesën e të njëjtës gjini.

Me gjithë kundërshtimin konservator, deputetët gjithashtu votuan që çiftet lesbike të përdorin spermatozoideve për t’u ngjizur.

Ligji ende nuk është miratuar nga Dhoma e Epërme e parlamentit.

"Me 132 vota pro dhe 52 kundër, dhe 13 abstenime, Këshilli Kombëtar thotë ‘po’ për barazinë e vërtetë, njoftoi organizata për të drejtat e njeriut Pink Cross në Twitter, duke përdorur hashtag që do të thotë "martesë për të gjithë".

Zvicra miratoi një ligj që mbron komunitetin LGBTQ nga diskriminimi vetëm në shkurt.

Projekt-ligji erdhi në parlament 13 vjet pasi Zvicra legalizoi partneritetin qytetar.

Një sondazh për Pink Cross në shkurt zbuloi se më shumë se 80 për qind e zviceranëve mbështesin martesën e të njëjtës gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat