Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sllovaki.
Një 22-vjeçar kreu një sulm me thikë në një shkollë fillore në qytetin Vrutky.
Për pasojë mbeti i vdekur një zv.drejtori i shkollës ndërsa 2 fëmijë mbetën të plagosur.
Mediat sllovake thanë se 22-vjeçari ishte një ish-nxënës i shkollës dhe si shënjestër të sulmit kishte drejtorin e shkollës, shkruan BBC.
Pas sulmit ai u largua nga shkolla dhe më vonë u kap nga policia një distancë e shkurtër.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 22-vjeçari ka kryer sulmin pasi nuk ishte lejuar që të shiste pije freskuese pranë shkollës.