Mali i Zi nuk i lejon serbët të hyjnë në shtetin e tyre përsëri

Evropë

Mali i Zi nuk i lejon serbët të hyjnë në shtetin e tyre përsëri

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 11:01
Kufiri

Instituti për Shëndet Publik përditësoi listën e shteteve qytetarët e të cilave mund të hyjnë në Mal të Zi, e në të nuk gjendet Serbia ankohen mediat serbe.

Nga Instituti malazez njoftuan se me rastin e shqyrtimit të listët kujdes i posaçëm ju kushtua rëndësisë së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe hapjes së kufirit me Serbinë, duke ditur marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe relacionet e mira e të shumta ekonomike dhe familjare të dy shteteve.

“Vendimi për mos inkuadrimin e Serbisë në listë ka ndikuar, para së gjithash, situata e paqartë me të dhënat epidemiologjike, vendimi i institucioneve shëndetësore të Serbisë të largojnë nga lista disa mijëra të infektuar nga lista e të sëmura me një akt, shtimi i numrit të sëmurëve ditëve të fundit, e me këtë rrjedhimisht përkeqësimi i epidemiologjike”.

Shtohet se problem i veçantë ishte mungesa e përgjigjes në kohë të duhur në kërkesën profesionale për informacion të institutit malazez për shëndetësi tek institutet përgjegjëse në Serbi, që kishin synim shkëmbimin e të dhënave epidemiologjike dhe shmangien e të gjitha dyshimeve. Nga Instituti malazez këmbëngulin se kjo ishte mënyra e vetme e drejtë për zbutjen e masave dhe përmbushjen e interesave për të dy palët.

Nga lista e kufizimeve të Malit të Zi sot ishin shtuar shtetet si Egjipti, Haiti, Iraku, Izraeli dhe Surinami, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në atë vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat