Italia publikon bilancin e 24 orëve: Rritet numri i viktimave nga COVID-19

Evropë

Italia publikon bilancin e 24 orëve: Rritet numri i viktimave nga COVID-19

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Është rritur sërish bilanci i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit, krahasuar me dy ditët e fundit.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 78 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, shifër kjo më e lartë se ditët e fundit ku viktimat nuk kalonin mbi 60.

Gjithashtu rritje ka pësuar dhe numri i personave të rinj të prekur me Covid, ku së fundmi janë raportuar 346 raste të tjera të infektuarish.

Pjesa më e madhe e të infektuarve është shënuar në rajonin e Lombardisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat