Fotografia e Winston Churchill u zhduk nga lista e kryeministrave britanikë për disa orë në Google, raporton "Daily Mail" duke shtruar pyetjen nëse kjo do të thotë se Google ndaloi Churchill.
Zhdukja misterioze e fotos së kryeministrit, i cili fitoi Luftën e Dytë Botërore, erdhi në një kohë kur mbështetësit e lëvizjes "Jetët e zezakëve janë të rëndësishme" po bëjnë thirrje për prishjen e monumentit të Churchill, i cili u shpall racist, në Sheshin e Parlamentit në Londër.