Belgjika ofron falas bileta të trenave për të gjallëruar turizmin e brendshëm

Evropë

Belgjika ofron falas bileta të trenave për të gjallëruar turizmin e brendshëm

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 14:03
Ilustrim

Qeveria Federale e Belgjikës ka vendosur të shpërndajë bileta të trenave falas për qytetarët për të ringjallur turizmin e brendshëm dhe ekonominë.

Ministri belg i Transportit François Bellot ka konfirmuar se qeveria federale ka vendosur që të gjithë banorët e vendit mbi moshën 12 vjeç të marrin nga dhjetë bileta treni falas.

Qytetarët do të mund të plotësojnë formularë në internat për biletat në fjalë dhe t’i përdorin ato duke filluar nga 31 korriku deri në fund të vitit, tha Bellot.

Në Belgjikë, e cila ka një popullsi prej 11,5 milionë banorësh, rreth dhjetë milionë njerëz do të përfitojnë nga biletat falas.

Qëllimi i këtij hapi është të inkurajohen qytetarët të udhëtojnë brenda vendit në mënyrë për të ringjallur turizmin vendas dhe ekonominë, të cilat janë goditur nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas shifrave të fundit, në Belgjikë deri më tani janë regjistruar 60.100 raste me COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 9.661.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat