Shoferi hero ndalon autobuzin për të ndihmuar të moshuarën që po grabitej

Evropë

Shoferi hero ndalon autobuzin për të ndihmuar të moshuarën që po grabitej

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 18:18
Foto

Një shofer autobuzi është vlerësuar si hero pasi ndaloi mjetin e tij kur pa se një grua e moshuar po grabitej, ndërsa doli jashtë për të luftuar me sulmuesin.

Video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së autobuzit, tregojnë shoferin hungarez Károly Zsolt Kis që frenon kur shikon një burrë që kërkon t’i marrë çantën të moshuarës në qytetin Miskolc. Ish-ushtaraku qe ka sherbyer ne Irak, ndalon mjetin dhe shkon duke shtyrë sulmuesin deri sa ai largohet.

Më pas gruaja e moshuar hyn në autobuzin e tij teksa Károly riniset sipas itinerarit.

Policia hungareze në lidhje me ngjarjen ka arrestuar 27-vjeçar. Viktima e sulmit nuk u plagos por raportohej se ishte tronditur nga incidenti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat