E thotë studiuesi italian: Virusi ka humbur forcën, është më i dobët

Evropë

E thotë studiuesi italian: Virusi ka humbur forcën, është më i dobët

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 18:40
Matteo Bassetti

Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të Spitalit San Martino në Xhenova, ka deklaruar se disa gjene që ishin në fillim, nuk janë më. virusi ka humbur forcën, dhe është më i dobët, shprehet ai.

Përmes një postimi në Facebook, ai nënvizon se sëmundja Sars-Cov-2 është sot shumë më ndryshe nga ajo e para në muajin Mars, jo vetëm në Itali, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë.

Siç raportohet nga gazeta e Afrikës së Jugut ‘SouthernTimes”, edhe kolegët e Universitetit të Pittsburg dhe Arizonës, si dhe disa universitete spanjolle kanë vërejtur se virusi e ka humbur forcën, është më i dobët, dhe disa gjene që ishin në fillim, tregon infektologu.

“Tani që të njëjtat gjëra që disa mjekë italianë i kanë përsëritur me javë të tëra, e thonë gjithashtu edhe studiues të huaj. Shpresojmë që të gjithë të binden për ndryshimin që ka pasur kjo sëmundje”, vijon Bassetti.

“Sa i përket problemit të tamponeve dhe asimptomatikëve, besoj se raportimi i përgjigjeve të tamponëve nazofaringial ose ndonjë material tjetër i testuar vetëm si pozitiv ose negativ, pa treguar sasinë e virusit të pranishëm, mund të jetë gënjyes nga këndvështrimi i sëmundjes infective” nënvizon specialisti i sëmundjes infektive.

Sipas tij, do të duhej të ishte një numër, ose një sasi, se sa grimca të virusit ndodhen në trup, dhe duhet të përcaktojmë një prag mbi të cilin subjekti pozitiv të jetë ngjitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat