Francë/ Gjykata burgos zyrtarët e marrëveshjes së armëve të vitit 1994

Evropë

Francë/ Gjykata burgos zyrtarët e marrëveshjes së armëve të vitit 1994

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Një gjykatë e Parisit ka dënuar sot tre ish-zyrtarë të qeverisë dhe tre njerëz të tjerë për rryshfet në një marrëveshje shitjeje armësh ndaj Pakistanit dhe Arabisë Saudite në vitin 1994.

Gjykata u dha burrave dënime burgimi nga dy deri në pesë vjet për të ashtuquajturën “Afera Karaçi ” në të cilën u përfshi dhe ish-kryeministri Edouard Balladur, i cili tashmë përballet me akuza rryshfeti për financimin e fushatës së dështuar presidenciale në 1995.

Këto janë dënimet e para të çështjes së njohur me emrin e kryeqytetit të Pakistanit, ku një autobuz me inxhinierë francezë të mbrojtjes u hodh në erë në vitin 2002, duke vrarë 15 njerëz.

Fillimisht për sulmin u dyshua grupi Al-Qaeda por më vonë në vëmendje erdhi marrveshja e dyshimtë e armëve dhe bindja se shpërthimi u bë prej mos-pagimit të rryshfetit të premtuar.

Tre ndihmësat janë Nicolas Bazire, kreu i fushatës së Balladur; Renaud Donnedieu de Vabres, ish-këshilltar i ministrisë së mbrojtjes Francois Leotard; dhe Thierry Gaubert, ndihmës i ministrit të atëhershëm të buxhetit, Nicolas Sarkozy.

Bazire e Donnedieu de Vabres u dënuan me tre vjet burg, pasi në gjykatë u tha se Bazire “dinte gjithçka” për 10.25 milionë frangat (1.6 milion euro, $1.8m) që kishin ardhur nga burime të dyshimta në fushatën e Balladur.

Gaubert dhe Dominique Castellan u dënuan me dy vjet burg, ky i fundit zyrtar i kontraktorit francez të mbrojtjes DCN.

Dy ndërmjetës libanezë të aferës, Ziad Takieddine e Abdul Rahman El-Assir, u dënuan me pesë vjet burg.

Këta të fundit refuzuan të paraqiten në gjyq dhe një mandat arresti është lëshuar nga autoritetet.
Balladur, 90 vjeç, dhe Leotard, 77, do të gjykohen në muajt në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat