Më shumë se 600,000 britanikë e humbën vendin e punës gjatë pandemisë

Evropë

Më shumë se 600,000 britanikë e humbën vendin e punës gjatë pandemisë

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:09
Foto Ilustrim

Sipas të dhënave të Zyrës për Statistika Kombëtare, më shumë se 600,000 njerëz në Britani të Madhe e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë.

Kjo shifër u shënua në periudhën mars – maj, kur Mbretëria e Bashkuar dhe ekonomia e saj u goditën rëndë nga virusi.

Në të njëjtën kohë, personat që aplikuan për asistencë të papunësisë u rrit për 1.6 milion njerëz pasi virusi e goditi tregun e punës, shkruan “Metro UK”.

Sipas vlerësimeve preliminare, numri i personave të paguar ra për 2.1 për qind ose 612,000 në maj në krahasim me muajin mars.

Numri i personave që u larguan nga puna në mënyrë të përkohshme u rrit për gjashtë milionë nga marsi në prill.

Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 41,736 të vdekur dhe 296,857 persona të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat