Itali, gjysmë milioni maturantë i nënshtrohen sot testit

Evropë

Itali, gjysmë milioni maturantë i nënshtrohen sot testit

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 11:24
Ilustrim

Pas mbi 100 ditë mbyllje, shkollat italiane hapin sot dyert për provimet e rreth 500 mijë maturantëve.

Janë rreth 13 mijë komisione profesorësh të ngritura në shkollat e institucionet shkollore, në të gjithë territorin kombëtar të cilët do të marrin në ekzaminim maturantët e vitit 2020.

Gjithçka është e organizuar në respektimin e protokollit të sigurisë të vendosur nga Komiteti Tekniko-Shkencor i ngritur pranë Këshillit të Ministrave.

Çdo nxënës para se të hyjë në shkollë duhet të ketë me vete në vetë certifikimin mbi gjëndjen e tij shëndetësore e të garantojë se nuk është në regjim karantinimi.

Për të evituar grumbullimet është përcaktuar një listë nxënësish që do të rregullojë oraret e hyrjes së tyre në sallën e komisionit.

Çdo maturant do të ketë të drejtë të shoqërohet vetëm nga një familjar ose i afërm e do të repesktojë rregullin e distancimit të paktën 2 metra na anëtarët e komisionit dhe nga persona të tjerë në ambientet e shkollës.

Anëtarët e komisionit duhet të mbajnë maskat mbrojtëse e po ashtu dhe nxënësi i cili  lejohet ta heqë kur të merret në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat