Gjermania raporton numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 për një ditë

Evropë

Gjermania raporton numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 për një ditë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 22:23
Ilustrim

Gjermania ka raportuar rritjen më të lartë ditore të rasteve me koronavirus përbrenda një muaji.

Instituti Robert Koch, qendra e kontrollit të sëmundjes në Gjermani, renditi 770 raste të reja të konfirmuara, duke çuar totalin e numrit të rasteve në vend në 188,534.

Një mori testesh pozitive këtë javë nga një shpërthim në një thertore në rajonin perëndimor të Guetersloh kontribuoi në rritjen më të madhe ditore që nga 20 maji.

Qeveria gjermane ka ngecur në hapjen graduale të vendit, derisa kërkon të lokalizohen shpërthimet e mundshme.

Një aplikacion falas i lansuar të martën për të ndihmuar në gjurmimin e njerëzve që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj virusit, është shkarkuar tashmë 9.6 milion herë në Gjermani, vend ky i cili ka popullsi prej 83 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat