Plani sekret i pushtimit/ Greqia i përgjigjet Turqisë: Do të djegim këdo që vë këmbën në territorin tonë

Evropë

Plani sekret i pushtimit/ Greqia i përgjigjet Turqisë: Do të djegim këdo që vë këmbën në territorin tonë

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 07:41
Ilustrim

Zbulimi i planit turk për pushtimin e Greqisë ka nxehur mjaft raportet mes dy vendeve. Edhe pse bëhet fjalë për një plan të vitit 2014, kjo nuk i ka qetësuar grekët.

Në një takim me gazetarët, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke, Kostantinos Floros ka qenë i ashpër duke theksuar se do të djegin këdo që shkel në territorin e tyre.

“Ne ndoshta nuk kemi gjithçka na duhet, por jemi mjaft të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi në mënyrë që t’u shkaktojmë kosto të mëdha kujtdo që guxon të shkelë territorin grek. Fillimisht do ta djegim atë që hedh këmbën në tokën tonë pastaj do të shkojmë të shohim se kush ishte”, tha ai duke iu përgjigjur kështu kërcënimeve turke për një invazion ushtarak.

Të dyja vendet janë në një krizë të raporteve të tyre prej disa kohësh për shkak të kërkimeve për gaz në Egjeun Lindor. Turqia kërkon që nga pasuritë nëndetare të përfitojë edhe ajo si edhe turqit në Qipron Turke, ndërsa Greqia, Qiproja, Izraeli dhe Egjipti kanë nënshkruar një marrëveshjes mes tyre për shfrytëzimin e gazit.

Më herët, Turqia lidhi një marrëveshje direkte me Libinë për të krijuar një korridor ujor mes dy shteteve duke shkëputur kështu aksesin e Greqisë në Egjeun jug-lindor, por kjo shkaktoi reagimin e Francës dhe vendeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat