Sllovenia kthen pas një autobus me udhëtarë nga Kosova, po shkonin në Zvicër

Evropë

Sllovenia kthen pas një autobus me udhëtarë nga Kosova, po shkonin në Zvicër

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Sllovenia mbrëmë ka kthyer mbrapa një autobus me udhëtarë nga Kosova, të cilët ishin nisur për në Zvicër.

Rreth 35 qytetarë nga Kosova nuk janë lejuar të hynë në Slloveni, edhe pse kishin viza turistike.

Media mëson se Sllovenia ka lejuar të udhëtojnë nëpër territorin e saj vetëm ata udhëtarë të cilët kishin leje qëndrimi në Zvicër.

Në lidhje me këtë rast, ka shkruar edhe një qytetar, që duket se është nga Gjakova.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat