Sulmi në Angli po cilësohet si ‘akt terrorist’

Evropë

Sulmi në Angli po cilësohet si ‘akt terrorist’

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 18:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sulmi me thikë në qytetin britanik të Reading, në të cilin u vranë tre persona, po cilësohet si ‘akt terrorist’, tha policia të dielën.

Sipas mediave të huaja, autoritetet thanë se një burrë iu ishte drejtuar njerëzve në një park në Reading, dhe i kishte sulmuar ata me thikë.

Bëhet e ditur se burri 25 vjeçar, u arrestua nga polica nën dyshimin për vrasje.

Burimet e Reuters thonë se burri i arrestuar ishte një libian i quajtur Khairi Saadallah.

Lidhur me këtë rast, Kryeministri britanik, Boris Johnson, zhvilloi një takim me zyrtarët e sigurisë, dhe me forcat e rendit.

Ai tha se Britania e Madhe do të ndryshojë ligjin nëse do të ishte e nevojshme për të parandaluar ndonjë incident në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat