Mali i Zi kërkon testin në kufi/ Nuk lejohet kalimi në kufi pa analiza për COVID-19 - Bota Sot
Mali i Zi kërkon testin në kufi/ Nuk lejohet kalimi në kufi pa analiza për COVID-19

Evropë

Mali i Zi kërkon testin në kufi/ Nuk lejohet kalimi në kufi pa analiza për COVID-19

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Vetëm 20 ditë pasi ringriti traun, Mali i Zi ka vendosur të bllokojë serish kufirin me Shqipërinë.

Situata e përkeqësuar e Covid-19 ka detyruar qeverinë fqinje të lejojë kalimin vetëm të shtetasve shqiptarë që paraqesin dokumentacionin se brenda 48 orëve të fundit kanë kryer testin me tampon dhe ka rezultuar negativ, transmeton Top Channel.

Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:

– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;

– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;

– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;

– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit ku përfshihen edhe shtetasit shqiptarë që zotërojnë një pasaportë të një prej vendeve të bashkimit Evropian duke përjashtuar vetëm Italinë dhe Belgjikën.

– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.

Edhe kjo familje nga Kosova, e cila prej vitesh jeton në Itali u detyrua të kthehej mbrapsht pasi policia malazeze nuk i lejoi të vazhdonin më tej.

Për shtetasit nga vende si Gjermania, Franca apo Spanja, nuk ka probleme. Julian Weigl nga Dortmundi pasi kaloi disa ditë pushimi në Shqipëri ka vendosur të  rikthehet në shtëpinë e tij.

“Kam 9 ditë në Shqipëri duke shëtitur dhe duke shijuar vendi,  tani do kthehem në Gjermani. E dua këtë vend është shume i bukur. Jam ndjerë shumë i sigurt këtu, njerëzit janë fantastikë. Në fillim kisha pak frikë nga virusi pasi nuk isha i sigurt se si njerëzit do të më përgjigjeshin duke qenë se jam udhëtar, por isha i mirëpritur kudo.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat