Gjermani publikon bilancin 24 orësh, 10 viktima nga koronavirusi brenda ditës

Evropë

Gjermani publikon bilancin 24 orësh, 10 viktima nga koronavirusi brenda ditës

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 10 viktima të Covid-19.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 8,895.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 503 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 190,862, shkruan “The Guardian”.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të infektimeve, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja.

Mbi një mijë punëtorë të një thertoreje në këtë shtet janë infektuar me Covid-19, duke i detyruar autoritetet lokale që të gjithë 6,500 punëtorët dhe familjarët e tyre t’i urdhërojnë për t’u vendosur në karantinë.

Vatrat e reja të përhapjes e kanë ngjallur frikën për një valë të dytë të përhapjes në vendin me ekonominë më të fuqishme në Evropë, ku shumë prej masave kufizuese tashmë janë larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat