Vuçiq pjesëmarrës në paraden ushtarke në Moskë

Evropë

Vuçiq pjesëmarrës në paraden ushtarke në Moskë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 09:45
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë po merr pjesë si i ftuar nderi në paradën ushtarake që po mbahet në Moskë, në 75 vjetorin e fitores së aleatëve kundër forcave naziste të Gjermanisë.

Dita e Fitore, është festa më e madhe nacionale në Rusi dhe festohet me ekspozim të ushtrisë e artilerisë më të fundit ushtarake.

Vuçiq, si zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, ka mbërritur në Kremlin, ku mbahet parada.

Ai është pritur nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Vuçiq e Putin kanë pasur edhe një takim dje.

Përmes një njoftimi në Instagram, Vuçiq tha se kanë biseduar gjerë e gjatë, por tema kryesore ishte Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat