U fut në kishë pa maskë, zbulohet gjoba që mori kryeministri bullgar

Evropë

U fut në kishë pa maskë, zbulohet gjoba që mori kryeministri bullgar

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:56
Boyko Borisov

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka shkelur rregullat për ndalimin e përhapjes së koronavirusit dhe është futur në një kishë pa maskë.

Për këtë veprim u gjobit me 153 euro. Lajmin e bëri të ditur ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev sot (23 qershor).

Një ditë më parë, Ananiev i bëri thirrje të gjithëve që të mbanin maska dhe doreza në vende të mbyllura për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

Sa i përket rastit të kryeministrit, tha se të gjithë personat që ishin pranë tij dhe pa masa mbrojtëse do të gjobiten. Ashtu si pjesa më e madhe e shteteve, edhe Bullgaria ka nisur me hapjen graduale.

Kjo ka ndikuar duke shtuar shifrat e të ínfektuarve në përditësimin ditor, por qeveria bullgare shprehet se e ka përballuar me sukses krízën e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat