Britani, paralajmërimi nga krerët e Shëndetit Publik: Bëhuni gati për valën e dytë!

Evropë

Britani, paralajmërimi nga krerët e Shëndetit Publik: Bëhuni gati për valën e dytë!

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:16
Foto

Krerët e Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe kanë kërkuar një rishikim urgjent të situatës, për të përcaktuar qartë sipas tyre nëse vendi është i përgatitur siç duhet për “rrezikun e vërtetë” të një valë të dytë të koronavirusit.

Në një letër të hapur, botuar në British Medical Journal, ministrat u paralajmëruan se do të nevojiten veprime të shpejta për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetës. Drejtuesit e Kolegjeve Mbretërore të Kirurgëve, infermierëve, mjekëve dhe mjekëve të përgjithshëm kanë vënë të gjithë firmën e tyre në këtë letër.

Lëvizja vjen pasi Boris Johnson njoftoi ndryshime masive të masave izoluese në Angli. Kryeministri tha një ditë më parë se pub-et, restorantet, kinematë e parukeritë do të jenë në gjendje të rihapen nga 4 korriku.

Rregulli i distancës sociale prej 2 metrash do të zëvendësohet me normën e një “metri plus” , që do të thotë se njerëzit duhet të qëndrojnë të paktën 2 metër larg aty ku është e mundur, por në të kundërt, mund të mjaftohen edhe me distancën e një metri. Maskat ndërkohë vazhdojnë të këshillohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat