Rusi, rastet me COVID-19 shkojnë mbi 600 mijë

Evropë

Rusi, rastet me COVID-19 shkojnë mbi 600 mijë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:27
Ilustrim

Me 7 mijë e 176 raste të reja të koronavirusit të regjistruar në Rusi gjatë 24 orëve të fundit, infeksionet e përgjithshme në këtë vend sot arritën në 606 mijë e 881.

Gjatë periudhë së njëjtë u regjistruan 12 mijë e 393 të shëruar nga COVID-19, duke arritur shifrën në 368 mijë e 822, tha task forca ruse e emergjencës në një raport të përditshëm.

Numri i vdekjeve nga sëmundja është rritur me 154 për të arritur në 8 mijë e 513, thuhet më tej. Disa rajone ruse, përfshirë Nenets Autonomous Okrug, nuk kanë raportuar raste të reja për më shumë se një javë.

Në fjalimin e tij para kombit të martën, presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi arriti ta bëjë shpërthimin “të zmbrapset” dhe “të arrijë një pikë kthese”. Por ai po ashtu paralajmëroi qytetarët “të qëndrojnë të përqendruar, të kujdesshëm dhe vigjilent, posaçërisht derisa të fillojë prodhimi masiv i një ilaçi efektiv parandalues”.

Putini theksoi se shifrat e koronavirusit janë ende të larta në disa rajone ruse, përfshirë Tyva, Kara-Cherkessia, Yamalo-Nenets dhe Khanty-Mansi.

Rusia përdor testimin si një nga masat parandaluese, tha presidenti Putin, duke pretenduar se Rusia kryen më shumë teste për 1 mijë pacientë në krahasim me vendet e tjera kryesore të botës.

“Numri i përgjithshëm i testeve tejkalon 17 milionë, një numër kaq i madh i testeve që ndihmojnë në identifikimin e sëmundjes në fazat e hershme të saj edhe nëse është pa simptoma, që do të thotë thyerjen e zinxhirit të infeksionit dhe parandalimin e përhapjes së tij. Kjo shpëton jetën e njerëzve tanë”, ai shtoi.

Aktualisht, 14 qendra federale shkencore ruse po punojnë për një vaksinë kundër virusit, tha Putin, duke shtuar se testet klinike të mostrave të para tashmë kanë filluar, dhe krahas “një padurimi të kuptueshëm” shkencëtarët udhëhiqen nga parimi mjekësor i ” mos bëj dëm”. Duhet të ketë “100% besim” se vaksina është efektive, e besueshme dhe e sigurt për njerëzit e të gjitha moshave dhe në të gjitha gjendjet shëndetësore, theksoi Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat