​Numri i të infektuarve në Mal të Zi është rritur

Evropë

​Numri i të infektuarve në Mal të Zi është rritur

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 20:42
Ilustrim

22 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në Mal të Zi që nga dita e djeshme, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë kësaj periudhe janë marrë 267 mostra, nga të cilat 22 ishin pozitive, transmeton gazeta ‘Vijesti’ në Podgoricë.

Më herët këtë mëngjes, u konfirmuan gjashtë raste të reja. Aktualisht ka 87 raste aktive të koronavirusit në Mal të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat