Sulmi me thikë në Skoci, një dëshmitar i rastit rrëfen ngjarjen

Evropë

Sulmi me thikë në Skoci, një dëshmitar i rastit rrëfen ngjarjen

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 18:46
Mathew Nesbitt

Tre persona besohet të kenë vdekur në Skoci, si pasojë e një sulmi me thikë në një hotel në qendër të qytetit të Glasgow.

Sipas mediave të huaja, përcjell , bëhet e ditur se një i dyshuar u qëllua për vdekje nga policia – ndërkohë një dëshmitar i rasti tregon tmerrin që pa me sy.

“Pashë njërën nga viktimat që po i rridhte gjaku nga trupi”, u shpreh një dëshmitar.

Mathew Nesbitt i cili punon për një kompani të teknologjisë në “West George Street”, rrëfeu ndër tjerash ngjarjen e cila ndodhi disa metra larg punës së tij.

“Ne ishim në punë atje poshtë rrugës dhe dëgjuam njerëzit duke bërtitur”, tha Nesbitt.

“E pamë dikë të shtrirë në shkallët e hotelit”, vazhdon ai.

“Policia erdhi shpejt, dhe qëlluan një person brenda hotelit”, u shpreh dëshmitari i ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat