Tmerr! Lindin vajzë vetëm për të abuzuar seksualisht me të, në pranga prindërit dhe një grua tjetër - Bota Sot
Tmerr! Lindin vajzë vetëm për të abuzuar seksualisht me të, në pranga prindërit dhe një grua tjetër

Evropë

Tmerr! Lindin vajzë vetëm për të abuzuar seksualisht me të, në pranga prindërit dhe një grua tjetër

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 09:53
Ilustrim

Një histori e tmerrshme po shokon gjithë botën, ku dy prindër sjellin në jetë një vajzë, me synimin e vetëm, abuzimin seksual me të.

Babai, nëna dhe një grua tjetër, u arrestuan në zonën e Grosseto në Itali, pasi u akuzuan për abuzim seksual me të mitur dhe mbajtjen e materialeve me pullë të kuqe.

Ata u arrestuan në muajin janar, por u lanë në arrest shtëpie, ndërkohë që këtë të enjte, u dha dënimi përfundimtar ndaj tyre.

Babai duhet të vuajë 9 vite burg, ndërsa dy gratë nga 6 vite. Tre të dyshuarit u vunë në pranga, pasi policia gjeti material me pullë të kuqe në shtëpinë e 41-vjeçarit.

Aty agjentët zbuluan se ngjizja e vajzës së çiftit, ishte bërë për ta kthyer në lojë seksuale, gjithmonë në dispozicion të tyre.

Nga hetimet u zbulua se ishte e përfshirë një grua tjetër, nënë e një vajze tjetër, e cila gjithashtu përdorej nga çifti për abuzime seksuale. Nëna e vajzës e kishte shitur të bijën tek pedofilët për para.

Gjatë marrjes në pyetje 41-vjeçari i pranoi akuzat, duke thënë se kishte abuzuar me të bijën për kënaqësi seksuale dhe se i kishte shpërndarë imazhet tek pedofilë të tjerë në whatsapp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat